Mantelbardhët të mërkurën hyjnë në grevë në të gjitha spitalet e Kosovës

Kosova

Mantelbardhët të mërkurën hyjnë në grevë në të gjitha spitalet e Kosovës

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:24
Mantelbardhët

Pasi që kërkesat e mantelbardhëve për t`iu rritur paga mujore ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive mjekët po paralajmërojnë grevë në gjithë Kosovën me datën 26 dhjetor.

“Greva është edhe një herë paralajmëruese. Më tutje nëse nuk realizohen kërkesat veprimet radikalizohen”, tha për Kallxo Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë.

Ai tha se Federata që udhëheq është në kontakt me faktorët relevant që t`i realizojnë kërkesat e tyre.

Syla bëri të ditur se vetëm rastet urgjente do të trajtohen nga mjekët, ndërsa shërbimet tjera nuk do të ofrohen.

Premtime për rritje rrogash mjekëve u ka dhënë kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat