Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë moti do të mbajë gjatë javës së ardhshme

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë moti do të mbajë gjatë javës së ardhshme

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar Sylë Tahirsylaj, ka thënë se temperaturat në vikend  do të jenë relativisht të ngrohta.

Tahirsylaj theksoi se temperaturat minimale janë luhatur nga -10 gradë celsius deri minus 1 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri +5 gradë celsius.

“Nën ndikimin e masave të buta, në rajonin perëndimor masat janë relativisht të ngrohta. Temperaturat minimale janë luhatur nga -10 gradë celsius deri minus 1 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri +5 gradë celsius. Nuk do të ketë reshje atmosferike. Në orët e para të ditës ka pasur mjegull, e cila gjatë ditës do të jetë e qëndrueshme”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur për motin që do të mbajë javën e ardhshme, eksperti i meteorologjisë tha se të hënën do të ketë reshje shiu, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë edhe reshje bore.

“Do të ketë ngritje të temperaturave +7 dhe – 4 gradë celsius, deri në fund të javës. Era do fryjë nga jugu dhe jug-perëndimi nga 1-5 m/s”, tha Tahirsylaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat