Arrestohet pasagjeri me 250 plumba në valixhe në Aeroportin ‘Adem Jashari’

Kosova

Arrestohet pasagjeri me 250 plumba në valixhe në Aeroportin ‘Adem Jashari’

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:23
Aeroporti ‘Adem Jashari’

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të valixhes të të dyshuarit, zyrtarët e doganës kanë gjetur 250 fishekë të pistoletës me gaz.

Policia ka njoftuar se në cilësi të provave materiale ka konfiskuar municionin e gjetur, ndërsa i dyshuari është intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat