Aktivitetet që do të shënojnë 27 vjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari

Kosova

Aktivitetet që do të shënojnë 27 vjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:20
Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

Në shenjë kujtimi për sulmin e parë mbi Familjen Jashari, në bashkëpunim mes Komunës së Skenderajt, Qeverisë dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe në kuadër të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 30 të këtij muaji do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Homazhet do të bëhen nga ora 13:30, kurse nga ora 14:30, në Sallën e Qendrës së Kulturës "Hasan Prishtina", organizohet aktivitet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota" dhe Ansambli "Drenica".

Me këtë ngjarje përmbyllen aktivitetet në vigjilje të 20-të vjetorit të Epopesë, 10-të vjetorit të Pavarësisë dhe 550-të vjetorit të Skenderbeut. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat