Gjeneral Rama dhe Ministri Ismaili shpërndajnë dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë

Kosova

Gjeneral Rama dhe Ministri Ismaili shpërndajnë dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot kanë vizituar fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së në Prishtinë

Sipas kumtesës për media, aty u pritën nga drejtoresha e Klinikës, Drita Telaku-Qosaj, dhe stafi mjekësor i kësaj klinike.

    Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe ministri Ismaili u dhuruan fëmijëve të shtrirë në këtë klinikë, dhurata me rastin e festave të fund vitit. Me këtë rast, gjeneral Rama dhe ministri Ismaili, duke uruar festat e fund vitit, të gjithë fëmijëve u dëshiruan shërim sa më të shpejtë, dhe gjithashtu festat e fund vitit, t’i gëzojnë së bashku me familjarët e tyre. Ky aktivitet i FSK-së, është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat