SHSKUK: Mbyllet plaga te pacientja, s’kishte nevojë për rrjetë kirurgjike

Kosova

SHSKUK: Mbyllet plaga te pacientja, s’kishte nevojë për rrjetë kirurgjike

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Ilustrim

SHSKUK përmes një njoftimi për media ka reaguar në lidhje me videon e postuar në media, ku shfaqet plaga e pacientes B. H dhe konstatohet se kjo ka ardhur në mungesë të rrjetës kirurgjike.

Në këtë kumtesë thuhet se konsiliumi profesional i formuar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, në përbërje të kirurgëve abdominalë dhe anesteziologve, ka bërë raportin profesional, ku konstaton se gjendja, në të cilën është pacientja momentalisht në ambient me përmbajtje të madhe qelbi, nuk lejon vendosjen e rrjetës dyfaqësore dhe plaga nuk ka ndodhur në mungesë të rrjetës.

“Ndërkohë, ekipet kujdestare në përbërje të kirurgëve abdominalë dhe kirurgëve plastikë kanë mbyllur plagën përmes metodës kirurgjike me vakum, e njohur si Metoda e Vakut, që nënkupton thithjen e përmbajtjeve të dëmshme. Ekipet mjekësore në vazhdimësi po monitorojnë gjendjen e pacientes”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat