Ministri Bytyqi me një lajm të mirë për studentët e doktoratës

Kosova

Ministri Bytyqi me një lajm të mirë për studentët e doktoratës

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se këtë vit të gjithë studentëve të cilët janë duke vazhduar studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më kredibile në botë dhe janë studentë të rregullt në këto universitete, u janë ndarë bursa në vlerë 7500 euro.

Ai në një postim në Facebook shkruan se e gjithë kjo është ndërmarrë me qëllim të mbështetjes së studentëve të dalluar përmes bursave të dinjitetshme.

“Për dallim nga vitet paraprake, ku kjo kategori e studentëve ka përfituar bursë në vlerë 2500 euro dhe numri i përfituesve ka qenë shumë i vogël, këtë vit jemi në një situatë krejt tjetër, ku të gjithë studentëve të cilët janë duke vazhduar studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më kredibile në botë dhe janë studentë të rregullt në këto universitete, ju kemi ndarë bursa në vlerë 7500 euro”, shkruan ministri Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se angazhimi i ministrisë që drejton për të mbështetur studentët nuk do të ndalet dhe se 2019-ta do të jetë vit i realizimit të zotimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat