Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira

Kosova

Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 07:06
Foto

Pas motit të butë që mbizotëroi në fundjavë, me temperatura maksimale që vende-vende arritën edhe në 13C deri 15C, në fillim të javës pritet të depërtojë nga veriu i kontnentit, një front i ftohtë që do të sjellë vranësira, erëra të fuqishme dhe të reshura.

Në pjesën e dytë të javës fushat e presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon, do të kushtëzojnë mot më stabil me kthjellime, por me ngrica në orët e mëngjesit.

Me afrimin e frontit të ftohtë në fillim të javës, parashihen të fryjnë edhe erëra të fuqishme që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shpërndarjen e ndotësve, ku vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin në vlera normale, ndërsa ditën e martë pritet të zbresin edhe në të mira.

26.12 - Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore.

Image

27.12-28.12 - Të enjten në mëngjes ngrica, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Edhe ditën e premte në mëngjes ngrica, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksura. Minimalet do të zbresin nga +2C në -5C, e maksimalet nga 12C, sa pritet të shënojnë të hënën, do të zbresin deri në 0C ditën e martë.

Sipas Prishtina Weather, do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi dhe veriu 5-15 m/s. Shtypja atmosferike nesër do të zbres rreth vlerave normale, më pas pritet të shënojë rritje rapide. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat