Kelmendi godet Pacollin: Dështoi për shkak të mospunës, ua la fajin femrave serbe

Kosova

Kelmendi godet Pacollin: Dështoi për shkak të mospunës, ua la fajin femrave serbe

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 07:42
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka komentuar dështimin e vendit për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpol.

Për mossuksesin në përpjekjen për inkuadrim në Interpol, Kelmendi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, ka kritikuar ashpër shefin e diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Është dashur të japë dorëheqje, në momentin që ka dështuar për Interpol”, është shprehur ai.

Sipas Kelmendit, dështim i Pacollit janë edhe tërheqjet e raportuara të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, të cilat Ministria e Jashtme i mohon.

Kelmendi i ka komentuar edhe deklaratat e Pacollit, se femra të bukura serbe u përdorën kundër Kosovës në mbledhjen e Interpol’it.

“Është më e lehtë ta pranojë se e mundën femrat, sesa mospuna”, ka vlerësuar Kelmendi.

“Do të më kishte ardhur turp që gjinia femërore, me metodat që i përshkruan ky, të jetë fituese ndaj politikës së jashtme të Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat