Vendet që sot do të mbesin pa rrymë

Kosova

Vendet që sot do të mbesin pa rrymë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:04
Ilustrim

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike, KEDS, ka njoftuar për orarin dhe vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Këto janë ndërprerjet sipas rajoneve të vendit:

Në rajonin e Prishtinës, për shkak të punimeve intensive, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:

Mazgiti:

Plemetin (Kodi: 15019003) 09:00 – 15:00

Vendet: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotinë, Bivolak, Strovc, Zhilivodë, Bequk dhe Milloshevë (një pjesë).

Palaj:

Palaj (Kodi: 18024001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendi: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullaë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.

Arsyeja e ndërprerjes në këto dy pika është ngritja e shtyllave dhe vendosja e ndarësit linjor.

Në rajonin e Pejës, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në:

Deçani:

Isniqi (Kodi: 53000008) prej orës 09:00 deri në ora 12:00

Vendet: Fshati Isniq

Arsyeja e ndërprerjes: Bartja e TS Balajt nga LP Strellci ne LP Isniqi.

Strellci (Kodi: 53000004) prej orës 10:00 deri ne ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Isniq, Lebush, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Ndërsa, në rajonin e Gjakovës, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në :

Malisheva:

Kijeva (Kodi: 82082007) 10:00 – 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Lidhja e kabllos – zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit 2018, LOT 7 Gjakova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat