Mbrojtje falas për viktimat e dhunës seksuale

Kosova

Mbrojtje falas për viktimat e dhunës seksuale

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:55
Jahjaga Foundation dhe Oda e Avokatëve të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit

(E plotësuar) - Jahjaga Foundation dhe Oda e Avokatëve të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit, me të cilën të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, iu sigurohet mbrojtje falas.

Gjatë nënshkrimit  u tha se këto viktima kërkesë themelore kanë drejtësinë.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka falënderuar Odën e Avokatëve, për bashkëpunimin që kanë arritur. Sipas saj, tashmë viktimat nuk janë vetëm, ato kanë pas vetes të gjithë.

Jahjaga: Ky memorandum është një hap i rëndësishëm

"Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të mbështetur të mbijetuarit e luftës dhe me luftën e tyre për të kërkuar drejtësi. Gjithmonë duke mbrojtur privatësinë dhe duke respektuar vullnetin e tyre. Ju e dini që unë në mënyrë të vazhdueshme jam angazhuar për jetësimin e të të drejtave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Jahjaga.

Ajo tha se që nga viti 2014, kur është themeluar edhe Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale, janë iniciuar procese për rehabilitimin dhe riintegrimin e të mbijetuarve. Mirëpo, sipas saj, përkundër këtyre arritjeve, të mbijetuarat nuk kanë gëzuar të drejtën për drejtësi.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme për ta, në këtë mënyrë sipas tij kanë kryer obligimin moral që kanë ndaj viktimave.

Havolli: Me këtë nënshkrim kryejmë një obligim moral ndaj viktimave

"Sot me vurjen e nënshkrimit në këtë marrëveshje me Fondacionin Jahjaga, kryejmë një obligim dhe satisfaksion moral për të gjitha gratë, nënat dhe motrat tona të cilat përjetuan katrahurat më të mëdha në luftën e fundit në Kosovë dhe për këtë me siguri që na bënë neve të ndihemi krenar, por edhe ato të ndihen në një mënyrë të shpaguara se prapa tyre qëndron dikush dhe përkujdeset për fatin e tyre”, tha Havolli.

Havolli po ashtu tha se Oda e Avokatëve të Kosovës, do të bëjë identifikimin e avokatëve, që do të merren me këtë çështje, duke përfshirë kështu mbledhjen e të dhënave, intervistimin dhe duke ruajtur identitetin e viktimave.

Ndërsa, Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, tha se mbrojtja ligjore tash më e mundur.

Rogova: Të mbijetuarit e dhunës seksuale duan  drejtësi

“Mbrojtja ligjore tash më është e mundur, fal gjithë punës që kanë bërë në krye me presidenten atëherë në kuadër të këshillit, ku ishim të gjitha organizatat, dhe katër organizata që janë pjesë e procesit tani. Fal të gjithë atyre aktivistëve që përkrahen këtë proces, por, drejtësia ka qenë ajo që shumë të mbijetuara  kërkonin me padurim, ishin edhe me atë ndjenjën se nuk më duhet mu përkrahje financiare, unë dua me pa drejtësinë. Drejtësia është që i jep pajtim edhe shërim këtij shteti, sidomos, të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, u shpreh Rugova.

Ajo ka shpresuar që viti i ardhshëm të jetë vit i drejtësisë, për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, ka theksuar se do të jetë një numër i madh i avokatëve që do të merren me këtë çështje. Duke shtuar që për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, është mirë që të jenë avokate femër.

I pranishëm gjatë këtij nënshkrimi ishte edhe vëllau i Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja e cila, për herë të parë hapur ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës./

Mbrojtje falas për viktimat e dhunës seksuale

Jahjaga Foundation dhe Oda e Avokatëve të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit, me të cilën të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, i siguron mbrojtje falas.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se tash më viktimat nuk janë vetëm, pasi ato kanë pas vetes të gjithë.

"Po nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi, për ofrime të shërbimeve falas, për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në vitin 2014 me themelimin e këshillit kombëtar, u iniciua procesi për riintegrim, u bë e mundur njohja e tyre, u hap rruga për verifikimin e statusit të tyre, që ka filluar në shkurt të këtij viti. Kemi punuar për njohjen insticuionale, për luftimin e stigmës. Është e vërtetë që kemi shënuar arritje, të rëndesishme, por nuk kemi arritur t'iu ofrojmë drejtësi atyre", tha ajo.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli u shpreh se kjo ditë është shumë e rëndësishme për ta. Duke shtuar se në këtë proces synojnë të përfshijnë më shumë avokate, e po ashtu si të tillë do t'i nënshtrohen disa trajnimeve.

Ai tha se oda do të bëjë identifikimin e avokatëve të cilët do të merren me këto raste, duke ruajtura kështu identitetin e tyre.

Ndërsa, Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, tha se mbrojtja ligjore tash më e mundur.

"Drejtësia i jep shërim këtij vendit. Ky vit ka qenë për viktimat e dhunës seksuale. Përfundimi i këtij viti me këtë nënshkrim, është vërtetë një ditë shumë prekëse për mu. Viti i ardhshëm shpresojmë që do të jetë vit i drejtësisë", ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat