FSSHK nuk heq dorë nga greva

Kosova

FSSHK nuk heq dorë nga greva

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:16
FSSHK nuk heq dorë nga greva

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës , në ditën e dytë të grevës së përgjithshme, ka pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin.

Ata përmes një komunikate për media kanë njoftuar se në këtë takim nuk kanë marrë asnjë premtim që do të ndikonte në ndërprerjen e grevës.

“Duke u gjendur në situatë tepër të vështirë në të cilën më së shumti po pësojnë pacientët, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin me qëllimin e vetëm që të gjendet një zgjidhje për daljen nga kjo situatë”, njofton FSSHK.

Grevistët apelojnë që institucionet vendore të marrin seriozisht grevën, në të kundërtën do të vazhdojnë në bazë të vendimeve të organeve më të larta të FSSHK-së dhe se përgjegjësia do të mbetet te politikë-bërësit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat