Mjeku kujdestar për vdekjen e policit: Ka pasur plumba të shumtë në trup dhe gjakderdhje

Kosova

Mjeku kujdestar për vdekjen e policit: Ka pasur plumba të shumtë në trup dhe gjakderdhje

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Polici i Kosovës I. Demaj, ka ndërruar jetë pas një tentim grabitje që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Istog. Mjeku kujdestar i spitalit të Pejës, Sadri Berisha.

Ai ka thënë se polici ka shkuar në spital pa shenja jete. Ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë.

“Polici ka ardhur pa shenja jete, pavarësisht se kemi qenë të informuar pesë minuta para se me ardhur viktimë. Ne i kemi marrë të gjitha masat, por fatkeqësisht nuk kemi mundur të bëjmë asgjë më shumë. Ka pasur gjakderdhje të madhe gjatë rrugës dhe fatkeqësisht ka ardhur pa shenja jete”, ka deklaruar Berisha.

Po ashtu ai ka thënë se vdekja e policit mund të ketë ardhur për shkak të gjakderdhjes së madhe që ka pësuar gjatë rrugës.

“Ka qenë i plagosur me armë zjarri. Ka qenë një numër i madh i plumbave në trup. Një ka qenë një qafë, një tjetër afër zemrës dhe një tjetër në krahun e djathë që kanë mundur potencialisht të ia marrin jetën”, ka deklaruar Berisha.

Kujtojmë se në një tentim grabitje që ka ndodhur pasdite në Istog ka lënë të vdekur një person të dyshuar për vjedhje dhe një polic të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat