Vrasja e policit, ky ishte arsenali i armëve të grabitësit

Kosova

Vrasja e policit, ky ishte arsenali i armëve të grabitësit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 07:22
Ngjarja në Istog

Policia e Kosovës ka lëshuar dje një komunikatë përmes të cilës jep detaje të incidentit të sotëm në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj dhe një grabitës i dyshuar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:30, kur një person i armatosur kishte hyrë në filialin e NLB Bankës.

Me të marrë informacionin zyrtarët e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një person të armatosur, për të cilin dyshohej se i kishte marrë peng 2 persona.

Gjatë përleshjes me armë zjarri, i dyshuari K.M. kishte qëlluar policin Izet Demaj, i cili pas plagëve ishte nisur për në Spitalin e Pejës, ku kishte mbërritur pa shenja jete.

Ndërsa, edhe grabitësi i dyshuar ishte qëlluar nga policët, me ç’rast kishte mbetur i vdekur në vend.

Sipas Policisë, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në afërsi është gjetur një granatë dore, një armë zjarri revole dhe një armë AK-47 me municion, të cilat i ka poseduar i dyshuari.

Këto janë detajet e ofruara nga Policia saktësisht katër orë pas ngjarjes.

“Sot 15:35, në filialin e bankës së NLB-së në Istog, ka ndodhur një rast tentim grabitje e armatosur. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për t’iu përgjigjur vendit të ngjarjes, ku me të arritur në atë lokacion kanë hasur në personin e dyshuar i cili posedonte një armë zjarri të gjatë, si dhe dyshohej që kishte marrë peng dy persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia sqaron se personi i dyshuar në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka shtënë me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve janë detyruar t’i përgjigjen me armë zjarri, duke e neutralizuar dhe duke e lënë të plagosur personin e dyshuar.

Sipas këtij njoftimi, polici Izet Demaj ishte plagosur rëndë dhe kishte kërkuar ndihmë në Spitalin rajonal ntë Pejës.

“Gjatë intervenimit policor, si pasojë e shkëmbimit të armëve të zjarrit një zyrtar policor është plagosur rëndë, dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Pejës. Disa orë më vonë nga mjekët kompetent është konfirmuar vdekja e zyrtarit policor (I.D.) i cili ka shërbyer në stacionin policor Istog, si dhe vdekja e personit të dyshuar (K. M.) viti i lindjes 1968 nga fshati Shushicë e Ulët – Istog”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje policia sqaron se të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në afërsi është gjetur një granatë dore, një armë zjarri revole dhe një armë AK-47 me municion, të cilat i ka poseduar i dyshuari. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se personi i dyshuar posedon të kaluar kriminale të kryer në disa vende të Evropës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat