Aksion i gjerë i Policisë në Llap, arrestohet një i kërkuar

Kosova

Aksion i gjerë i Policisë në Llap, arrestohet një i kërkuar

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:06
Laborator për kultivim të narkotikëve

Drejtoria Rajonle e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme dhe njësite të specializuara, kanë realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.

Operacioni është zhvilluar në dy lokacione në fshatin Bardhosh të Prishtinës dhe fshatin Dyz të Podujevës.

“Në fshatin Bardhosh është arrestuar i dyshuari P.Bajoku i cili ka qenë i kërkuar për dy vepra, vrasje e rëndë në tentativë dhe keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjecare” , tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti .

Sipas saj, në Bardhosh është konfiskuar edhe një automjet i tipit Opel Corsa, që ka qenë pronë e të dyshuarit.

Përvec arrestimit, Policia ka hasur edhe në një laborator për kultivimin e bimëve narkotike në shtëpinë e të dyshuarit.

“Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtepisë së të dyshuarit në fshatin Dyz, ku është gjetur një laborator i modifikuar që dyshohet se është përgatit për kultivimin e bimëve narkotike – kanabisit. Personi i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme para se rasti t’i kaloj Gjykatës”, tha për kallxo zëdhënësja Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat