KEDS finalizon projektin e instalimit të daljes alternative për institucionet e Kosovës

Kosova

KEDS finalizon projektin e instalimit të daljes alternative për institucionet e Kosovës

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 14:30
KEDS

Ekipet e KEDS sot kanë finalizuar projektin për instalimin e daljes alternative për institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore në qendrën e Prishtinës.

Sipas njoftimit për media, për realizimin e këtij punimi është ndalur dalja  nga ku furnizohen këto institucione dhe konsumatorët e kësaj daljeje. Me realizimin i këtij projekti këto institucione të rëndësishme tani do të kenë 2 dalje alternative në rast të ndërprerjeve që mund të ndodhin apo të ndonjë avarie.

Ky projekt është realizuar në vazhdën e projekteve investive që po ndodhin në tërë territorin e Kosovës.

Informatat e detajuara të punimeve, kohezgjatjen dhe arsyen e nderprerjes do t’i gjeni ne webfaqe të KEDS www.keds-energy.com. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat