Fëmijët e vënë në siklet Haradinajn – e pyesin se çfarë do nga Babadimri

Kosova

Fëmijët e vënë në siklet Haradinajn – e pyesin se çfarë do nga Babadimri

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka postuar një video ku së bashku me bashkëshorten Aniten ka përgatitur dhurata të cilat më pas i kanë shpërndarë një njërën nga çerdhet në kryeqytet.

Njëra nga pyetjet që fëmijët ia parashtruan kryeministrit ishte çfarë dhurate dëshiron nga Babadimri.

Haradinaj ka deklaruar se ka dëshirë që Babadimri t’ia sjellë një karrige, por ajo është në OKB.

“Sfidat vetëm na forcojnë. E kemi gjetur vendin pa energji, pa prodhim, me rrezik të rritet çmimi dhe mos me pas energji. Sot konsumojmë energji të Kosovës”.

“Ka edhe diçka, sot në tavolinat tona kemi shumë më shumë prodhime vendore. Nuk do të ndalemi dhe nuk do të dorëzohemi para sfidave. 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të punës”, ka thënë Haradinaj në videon e postuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat