Ndërrimi i motmoteve, Kosova nuk pritet të jetë e mbuluar nga bora

Kosova

Ndërrimi i motmoteve, Kosova nuk pritet të jetë e mbuluar nga bora

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Nata e Vitit të Ri nuk pritet të jetë e mbuluar me borë.

Sipas koordinatorit dhe parashikues të motit në IHMK, Besim Aliu dita e fundit e këtij viti do të shoqërohet vetëm në disa vende me reshje të dobët bore.

Në një prononcim, ai ka bërë të ditur se megjithatë temperatura do të jenë të ulëta, e të cilët do shënojnë rënije nga dita e parë e vitit 2019.

Gjatë këtij prononcim ai ka treguar temperaturat që do e karakterizojnë fillimin e vitit të ardhshëm. 

“ Dita e fundit e vitit 2018 fillon me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.Nga dita e martë do të ketë rënje të lehta të temperaturave minimale duke vazhduar deri -7 gradë Celsius në fundjave , ndërsa maksimalet do të jenë afersisht të ngjajshme me ditët e javës që lamë. Shtypja atmosferike vazhdon ti mbajë vlerat e mbinormales Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s”, ka thënë Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat