Kryeministri Haradinaj mban sot konferencë për media - Bota Sot
Kryeministri Haradinaj mban sot konferencë për media

Kosova

Kryeministri Haradinaj mban sot konferencë për media

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 08:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit mbanë konferencën përmbyllëse për medie.

Konferenca mbahet në ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë ka bërë thirrje për që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në komunikacion gjatë festës.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj ka shkruar se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranon lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbin jetën të rejat dhe të rinjtë tanë.

Ai ka apeluar te çdo qytetar që këto ditë feste të mbajnë gëzim e lumturi e jo të shkaktojnë dhimbje.

“Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilentë dhe të pa-kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë, të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...