Babadimri “Postieri” i gëzon me dhurata fëmijët në Pediatri

Kosova

Babadimri “Postieri” i gëzon me dhurata fëmijët në Pediatri

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 10:22
"Postieri”, Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës

(E plotësuar) - 150 punëtorët e Shoqatës Sindikale “Postieri” të Postës së Kosovës në ditën e ndërrimit të moteve, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë.

Anëtarja e kësaj shoqate, Vjollca Shala Mulaj ka deklaruar se me rekomandimin e doktoreshës përcjellëse i kanë shpërndarë dhuratat për fëmijët e shtrirë në këtë klinik.

Mulaj: Kemi shpërndarë dhurata për fëmijët e Pediatrisë

“Sot kemi ardhur me rastin e festave të fund vitit, dhe me rastin e vitit të ri...si anëtar kemi mbledhur fonde që të blejmë dhurata dhe t’i gëzojmë pak fëmijët e Klinikës së Pediatrisë. Gjegjësisht kemi qenë në tri reparte edhe me sugjerim të doktoreshës dhe kemi bërë shpërndarjen e dhuratave”, ka shtuar ajo.

Këtë gjest e ka mirëpritur doktoresha, Rufadie Maqastena Maxhuni e cila ka uruar që në vitin 2019 të ketë sa më pak fëmijë të sëmurë.

Maxhuni: Falenderoj punëtorët e Postës që i kanë gëzuar sot fëmijët

“Kisha me falënderua Postën e shtetit të Kosovës që punëtorët e Postës që kanë vlerësuar një vullnet të mirë për fëmijët për këta fëmijë që janë të sëmurë që në këto ditë të festave që nuk gjenden pranë familjes së tyre, por gjenden në spital dhe sado pak në një mënyrë shumë modeste i kanë gëzuar fëmijët me këto dhurata”, ka deklaruar Maxhuni.

Ndryshe, dhurata për fëmijët në këtë klinikë pranë QKUK-së ditë më parë ka shpërndarë edhe Ministria e Shëndetësisë.

***

"Postieri”, Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës, ka shpërndarë sot dhurata për fëmijët e shtrirë në klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Anëtarja e kësaj shoqate, Vjollca Shala Mulaj, u shpreh se rreth 150 punëtorë të kësaj shoqate kanë mbledhur mjete për t'i blerë këto dhurata për fëmijët e sëmurë.

“Anëtarët e Shoqatës Sindikale Postare të Postës së Kosovës kemi mbledhur fonde për blerjen e këtyre dhuratave, në mënyrë që ato t’ua dhurojmë fëmijëve që gjendet në Klinikën e Pediatrisë”, tha ajo.

Image

Këtë gjest e ka mirëpritur doktoresha Rufadie Maqastena Maxhuni, e cila i ka falënderuar punëtorët për sjelljen e këtyre dhuratave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat