Haradinaj: Është hera e parë që Qeveria dyfishon pagat për mjekët - Bota Sot
Haradinaj: Është hera e parë që Qeveria dyfishon pagat për mjekët

Kosova

Haradinaj: Është hera e parë që Qeveria dyfishon pagat për mjekët

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Vitit të Ri, ka vizituar sot Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku është pritur nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Vitit të Ri, ka vizituar sot Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku është pritur nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, dhe drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada.

Duke shprehur mirënjohje për punën e stafit të kësaj klinike, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se në janar do të votohet ligji për punën, prej të cilit kanë përfituar mjekët rritje të pagave 100 për qind.

Haradinaj: Ligji për punën është në proces

“Është në proces, po. Ardhja e sotme më së pari ata në kirurgji e dinë lajmin se na ua kemi komunikuar, nuk kemi dashur të ndërhyjmë në politika sindikale, as unë as ministri, por është hera e parë që një qeveri e vendit me ligj i jep këtë status mjekëve, pra dyfishim të pagave”, tha ai.

Sipas tij, me ligjin për pagat edhe infermierët do të kenë rritje të pagave.

Ndërsa, ministri Ismajli  tha se edhe në vitin e ardhshëm do të kenë prioritet sektorin e shëndetësisë.

Ismajli: Prioritet i ynë edhe në vitin 2019 do jetë shëndetësia

“E kemi përkrahur shumë edhe në aspektin buxhetor duke pasur një ndryshim të shtretërve që afro 300 shtretër janë ndërruar në repartin e gjinekologjisë, pajisje të ndryshme të shumta që nga ultrazë dhe pajisje të tjera. Pra, tregon që fokusi i Qeverisë është shëndetësia. Dot’ i japim përparësi po ashtu edhe gjatë vitit 2019 që pacientët të mos kenë nevojë të enden jashtë Kosovës, apo në klinikat tjera private”, tha ministri Ismajli.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, shprehu besimin se më 2019 kjo klinikë do të jetë më e avancuar.

Sejdiu: Më 2019 të punohet edhe më shumë

“Rezultatet nuk kanë munguar as gjatë vitit 2018, me shpresë që në vitin 2019 do të punohet edhe më shumë dhe të kenë ku të vijnë të vizitojnë punën. Është një përkrahje morale, por edhe çfarëdo  qoftë që Klinika e Gjinekologjisë të jetë më e avancuar në vitin 2019”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryeministri Haradinaj ka vizituar dhe Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës, policinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...