Ish-ushtarit të UÇK-së që vdiq sot iu refuzua viza për shërim në Gjermani – Reagimi i vëllait të tij

Kosova

Ish-ushtarit të UÇK-së që vdiq sot iu refuzua viza për shërim në Gjermani – Reagimi i vëllait të tij

Më: 1 janar 2019 Në ora: 00:16
Avni Hyseni

Në mbrëmjen e sotme, ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Madje, atij i ishte refuzuar tani edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe vëllai i tij, Adnani.

”Lavdi luftëtar, ushtarët e vërtetë nuk vdesin kurrë. Vëlla, ti ike vetëm në amshim, e kur Allahu vendosë ta afrojë evladin e tij, ne vetëm amin ia bëjmë”, shkruhet në mes të tjerash në postimin e Adnanit.

Përndryshe, Avni Hyseni la pas vetes dy vajza, teksa iu përgjigjë kushtrimit të atdheut për çlirim duke iu bashkua radhëve të UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat