Mjegull e madhe në magjistralen Podujevë-Prishtinë, keni kujdes!

Kosova

Mjegull e madhe në magjistralen Podujevë-Prishtinë, keni kujdes!

Më: 1 janar 2019 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Sonte mjegull e madhe ka përfshirë Podujevën.

Përkatësisht, magjistralja Podujevë-Prishtinë është kapluar nga mjegulla e dendur e cila mund të paraqes rrezik për vozitësit që frekuentojnë këtë rrugë.

Në këto raste duhet patur kujdes, për shkak se vetëm dje në këtë magjistrale ndodhën dy aksidente, ku njëra përfundoi me vdekje.

Gjatë ditës së djeshme pikërisht në këtë magjistrale ndodhën dy aksidente trafiku ku mbetën 12 të lënduar, ndërsa një grua nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe vdiq.

Ndërsa, për dy ditë gjithsej në Kosovë kanë ndodhur 100 aksidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat