Ky është moti për nesër - Bota Sot
Ky është moti për nesër

Kosova

Ky është moti për nesër

Më: 2 janar 2019 Në ora: 21:03
Ilustrim

Mot i ftohtë do të vazhdojë të mbretërojë edhe nesër në Kosovë, e edhe me të reshura të borës, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Kjo gjendje sinoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës.

Shtypja atmosferike ka shënuar rënie të lehta. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...