Muharremaj: Zona Industriale krijon 600 vende të reja të punës në Suharekë

Kosova

Muharremaj: Zona Industriale krijon 600 vende të reja të punës në Suharekë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:28
Bali Muharremaj

Në një vit qeverisje në krye të Suharekës për kryetarin Bali Muharremaj është punuar sa në gjithë mandatin e kaluar.

Ai në një intervistë për Kp ka treguar sukseset dhe sfidat gjatë vitit që lëmë pas.

Muharremaj konsideron se për punën e tij flasin veprat, duke theksuar investimet në infrastrukturë, si dhe hapjen e Zonës Industriale me vlerë prej 2.3 milionë eurosh, e cila brenda pak kohe Suharekës do ja shtojë 600 vende të reja pune.

E rëndësishme për Muharremajn është ndërtimi i  katër shtëpive të reja të shëndetësisë, si dhe përfundimi i projekteve në rregullimin e rrugëve.

Muharremaj: Shumë probleme i kemi tejkaluar qysh në vitin e parë

“Me prioritetet që kam pas dhe premtimet që kam dhënë gjatë fushatës së vitit të kaluar kanë ndodhur që shumë probleme i kemi tejkaluar qysh në vitin e parë. Duke filluar prej shëndetësisë, ata që e kam premtuar kam arrit para një muaji me realizuar, kemi lëshuar katër shtëpi të shëndetit të reja. Kemi marr pesëdhjetë punëtor të rinj, kemi filluar me punuar me dy ndërrime...05:44 sa i për ketë infrastrukturës, ka ndryshime shumë të mëdha këtë vit, është punuar mjaft shumë,edhe në qytet ashtu dhe në fshatra.  Në qytet janë diku rreth tetëdhjetë projekte në përfundim, një ashtu dhe nëpër fshatra. Komuna e Suharekës numëron 42 fshatra, deri tash vetëm në tre fshatra nuk është punuar, nuk fshat tjetër që nuk është punë këtë vit...këtë vit kemi realizuar mbi treqind projekte, jemi në mbyllje të tyre, si risi mundet me thanë është se kam premtuar dy unaza. Unazën e parë e kemi përfunduar të qytetit , po filloj unazën e dytë, mirëpo kemi për t’i bërë tre unaza këtë mandat. Kemi filluar shkollë me buxhet të komunës, kemi filluar palestër me buxhet të komunës”, ka thënë ai.

Në lidhje me vërshimet që kanë ndodhur në fillim të vitit 2018, i pari i Suharekës tha se kanë arritur që të marrin rreth 1.1 milion euro nga Qeveria. Sipas tij, këto të holla janë ndarë në mënyrë transparente.  

Muharremaj: Me mbi 1.1 milionë euro janë paguar dëmet nga vërshimet

“Arritëm me marr diku  mbi 1.1 milion euro për t’i paguar dëmet në amvismi dhe njashtu kemi ndarë dhe katër qind mijë euro nga komuna,  ku jemi duke rregulluar dy kanale, për arsye mos me pas më vërshime në qytetin e Suharekës. Kështu, deri tash kemi arritur deri tash mbi 900 familje ndihma në amvismi dhe  deri tash kemi pasur vetëm gjashtë ankesa, jo më shumë.... të gjitha pa dallim, a ka punuar në Zvicër a ka punuar në  Gjermani, apo në Itali këtë herë nuk kemi bërë ndarje dhe një herë po të them  kemi paguar dëmshpërblim tetëdhjetë për qind, jo njëqind për qind”, deklaroi Muharremaj.

I pari i Suharekës thotë se dallimi me qeverisjen e kaluar është tek interesimi në bujqësi, sipas tij, për dallim prej viteve të kaluara buxheti është rritur njëqind për qind.

Muharremaj: Investimet kapitale do të shtojnë rreth 600 vende të reja pune

“Ne kemi filluar, është një projekt i madh, zonën industriale është njëra ndër zonat më të mira në Kosovë. Diku vlera është mbi 2.3 milionë euro, dhe këtë mandat besoj që duhet me përfunduar komplet. Me përfundimin e kësaj, priten të shtohen rreth gashtë qind vende të reja të punës...11:46 në bujqësi për këtë vit e kemi rritë buxhetin qind për qind, në rend të parë kemi marr gjashtë ekspert të bujqësisë kanë punuar gjashtë muaj në terren ju kanë dhanë këshilla bujqve, e kanë klasifikuar tokën se me çka duhet të merren këta bujq. E kemi bërë ndarjen e serave për herë të parë këtë vit kemi ndarë sera ka pesë ari, nuk kemi pasur asnjë ankesë. Përpara kemi ndarë ka një ari, ka qenë konkurrenca shumë më e madhe, por këtë vit kemi thënë jo një ari, por pesë, për arsye se me pesë ari ka zhvillim ekonomik, nuk e kam pasur asnjë ankesë. Vitin e ardhshëm, ndryshojmë,  jemi të interesuar të mbje llim vreshta me filluar me kultivuar vreshta, do t’i japim ka pesë ari vreshta”, shtoi kryetari Muharremaj.

Përkundër këtyre investimeve, ai thotë se problematike është mos interesimi i të rinjve për punë fizike. Ai deklaron se nuk ka interesim për punën e kamerierit dhe atë të kuzhinierit.

Muharremaj thekson se ka kompani që kanë kërkuar punëtorë në disa fshatra, mirëpo nuk kanë mundur të gjejnë.

Muharremaj: Në Suharekë nuk dëshirojnë që të punojnë punë fizike

“Kemi shumë të rinj që kanë kryer fakultete, sidomos ekonomik dhe juridik që presin për punë. Por, për punëtor fizik kemi problem me gjet në Suharekë. Kemi problem kamerierët, kuzhinierët dhe kemi problem me gjet punëtor të cilët firmat e komunës sonë, kërkojnë çdo vit punëtor në ndërtimtari... nuk mungon vullneti, mirëpo për fat nuk ka që dëshirojnë të punojnë punë fizike. Kemi pasur kërkesa në fshatin Novobiq, disa kompani kanë ardhur me  kërkuar punëtor, nuk kemi mundur me gjet. Kemi fabrikën e tekstilit në Mushtisht që ka kërkuar gra me shkuar me punuar, nuk kemi mundur me gjet. Kemi pasur për ruajtjen dhe mirëmbajtjen çdo fshat ka një punëtor, në disa fshatra nuk kemi mundur të gjejmë punëtor që paga ka qenë diku 300 euro, mirëpo është kanë me kontratë të punës dhe këtu nuk kemi pasur mundësi me gjet”, përfundoi Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat