Limaj vlerëson lart kontributin e Kosovapress-it në 20 vjetorin e themelimit

Kosova

Limaj vlerëson lart kontributin e Kosovapress-it në 20 vjetorin e themelimit

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:04
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës ka kujtuar 20-vjetorin e fillimit të punës së Agjencisë së lajmeve “KosovaPress dhe Radios “Kosova e Lirë’.

Me këtë rast Limaj, ka vlerësuar lart kontributin e këtyre dy  medieve në informimin e jo vetëm qytetarëve të Kosovë, por edhe opinionit të jashtëm ndërkombëtarë me luftën që po zhvillohej në Kosovë.

“Në janarin e ftohtë vitit 1999, nisi punën “KosovaPress” dhe Radio “Kosova e Lirë”. Mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që në kushte aspak të lehta bënë të mundur të transmetojnë atë që po ndodhte asokohë në Kosovë. Radio “Kosova e Lirë” dhe “KosovaPress” me raportimet e tyre u dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së gjatë gjithë kohës. “Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia “Kosova Press” i kanë dhënë zërin meritor pushkëve të lirisë, që me zë e shkrime të njoftojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm për luftën e drejtë e çlirimtare të popullit e ushtrisë së tij”, ka shkruar Limaj.    

Limaj ka uruar “KosovaPressin dhe Radio “Kosova e Lirë” në 20 vjetorin e themelimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat