Mbi një milion euro për bujqësi këtë vit në Rahovec, do kompensohen edhe dëmet

Kosova

Mbi një milion euro për bujqësi këtë vit në Rahovec, do kompensohen edhe dëmet

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:02
Smajl Latifi

Dëmet nga vërshimet që janë shkaktuar në bujqësi në vitin që lamë pas, do të kompensohen nga Qeveria. Ndërkohë sa i përket masave për parandalimin e dëmeve të tilla pritet të bëhet një plan. Buxheti që kjo komunë ka ndarë në bujqësi, fushë kjo që e ka më të zhvilluarën, është mbi një milion euro. Kreu i kësaj komune, Smajl Latifi flet edhe për arsimin në këtë komunë, duke bërë të ditur edhe për çerdhet që do ndërtohen.

Në një intervistë, ai thotë se sukses që është arritur gjatë qeverisjes së tij, është zona ekonomike prej 36 hektarë në Opertushë të Rahovecit, zonë kjo që siç thotë  ai, do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve, zhvillimin ekonomik  të Rahovecit dhe në punësimin e qytetarëve.

E për këtë të arritur, por edhe të tjera projekte, kryetari Latifi thotë se morën mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Latifi: Zona ekonomike, sukses që na dallon nga qeverisja e kaluar

“Çka e dallon qeverisjen që unë e drejtoj me qeverisjen e kaluar, e dallon që për herë të parë me datën 22 qershor. Saktësisht atë ditë që i kam bërë gjashtë muaj është themeluar me vendim të qeverisë, i nënshkruar nga kryeministri Haradinaj, zona ekonomike mbi Opterush të Rahovecit me sipërfaqe rreth 36 hektar, ka qenë një kërkesë e kahershme për shtatëmbëdhjetë vjet rresht, nga viti 2001, komuna e Rahovecit e ka kërkuar një gjë të tillë dhe nuk është realizuar asnjë herë. Kjo sjell mundësi për të stacionuar bizneset qofshin lokale, të Republikës së Kosovës, apo qoftë donator të tjerë që kanë nevojë për hapësira të reja për të ndërtuar kapacitetet ose për të zhvilluar afarizëm që do të ndikojnë patjetër në zhvillimin ekonomik lokal, por dhe në punësimin e njerëzve të pa punë. Po ashtu, si shembull konkret i përkrahjes direkte të qeverisë së Kosovës në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj është dhe marrja në shfrytëzim të përhershëm I shtatë hektarëve që ka qenë nën menaxhim të Agjencionin Pyjor të Republikës së Kosovës. Tash ne kemi dedikuar  për ndërtimin e stadiumit të ri të futbollit në Rahovec, të kategorisë së dytë me standarde të Fifa-s”, thotë ai.

Rahoveci njihet për bujqësinë e zhvilluar. Sa i përket kësaj fushe, i pari i kësaj komune, Latifi, thotë se e kanë prioritet.

Bënë të ditur se buxheti për vitin 2019 do të jetë mbi 1 milionë euro.

Latifi: 1 milion e 28 mijë do të jetë buxheti  për bujqësi në vitin 2019

“E para, ne e kemi gjetur buxhetin për bujqësi në drejtorin e bujqësisë katërqind e katër mijë euro, vetëm këtë vit e kam rritë buxhetin për dyzet mijë euro. Ndërsa, për vitin 2019 i kam qëndruar karshi zotimit publik që buxheti për bujqësi të jetë 1 milion euro nga komuna. Ndërkaq, me vendim të kuvendit komunal me propozim të kryetarit dhe qeverisë komunale është miratuar buxheti për bujqësi se buxheti për bujqësi do të jetë 1 milionë e 28 mijë euro. Pra, për herë të parë, komuna e Rahovecit dëshmon se bujqësinë e ka me prioritet dhe i jep prioritet me buxhet bujqësisë. Sivjet kanë përfituar disa OJQ fermere nga komuna e Rahoveci, do të thotë biznese prodhuese dhe përpunuese bujqësore, ndërsa vitin e ardhshëm sigurisht që mundësitë për të mbështetur, përkrahur shumë më direkt fermerin dhe gama e veprimeve në përkrahje të bujqve dhe fermerëve do të jetë shumë mà « e madhe. Komuna tash është partner jashtëzakonisht serioz që mundet me dhanë kontribut të madh në mbështetje të fermerëve dhe bujqve të komunës së Rahovecit…me buxhetin të cilin e kemi vendosur këtë vit, për vitin e ardhshëm do të përfitojnë dhe bletarët, blegtorët dhe perimtarët, vreshtarët dhe OJQ fermere, dhe qendrat grumbulluese”, thotë Latifi për KosovaPress.

Në lidhje me vërshimet që kanë ndodhur, ai thotë se të gjitha dëmet do të kompensohen nga ana e qeverisë.

Ndërsa, sa i përket masave që komuna ka ndërmarrë për parandalimin e dëmeve nga vërshimet, Latifi thotë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Latifi: Sivjet kemi filluar projektin për parandalimin e vërshimeve

“Kemi filluar punimet në kanalin e kullimi të tokave bujqësore në Celinë, sivjet e kemi filluar projektin dhe ai është duke shkuar për mrekulli. Kemi filluar kanalin e kullimit të tokave bujqësore në Xërxë. Çka është shumë me rëndësi ne kemi filluar trajtimin e shtratit të lumit që e ndan Celinën dhe Krushën e madhe, një lum problematik, prru i keq që ka kërcënuar pronën dhe jetën e qytetarëve gjatë reshjeve të shumta të këtij viti është një projekt jashtëzakonisht i madh, më i madhi në komunën e Rahovecit”, deklaron Latifi.

Kryetari i Rahovecit, gjithashtu përmend edhe projektet që janë realizuar në fushën e arsimit gjatë vitit 2018.

Sipas tij, gjatë kësaj qeverisje i është kushtuar rëndësi e madhe cilësisë së arsimit dhe që deri më tani kanë filluar së ndërtuari disa shkolla e çerdhe .

Latifi: Kanë filluar së ndërtuari disa shkolla e çerdhe

“Ka përmirësim për sa i takon cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, kritetrët që ka aplikuar komuna jonë në politikat e rekrutimit  të mësimdhënësve dhe përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve, mund të shihni listën, mund t’i verifikoni vet se të cilës parti janë. Le të themi janë të gjitha partive…janë zgjedhur mbi dymbëdhjetë drejtorë të shkollave sivjet dhe kriteri partiak nuk ka ardhur në shprehje, drejtorët ku është kompetencë e kryetarit të komunës…Kemi filluar ndërtimin e shkollës së re, këtë vit në Hoq të vogël, një objekt që as minimalisht nuk i ka plotësuar nevojat dhe kushtet në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Do të filloj tash, në qoftë mund të themi ka filluar ndërtimi i shkollës së re fillore në fshatin Reti, po ashtu një objekt që nuk i ka plotësuar as minimalisht kushtet. Kemi filluar ndërtimin e çerdhes së fëm ijëve në fshatin Ratkoc, ndërkohë projekti i trashëguar që është vepër e ministrisë së administratës publike, çerdhja e fëmijëve po vazhdojnë së punuar dhe shpresojmë që nga viti 2019 do të kemi një çerdhe me standard të larta në qytet”, thotë ai.

Sipas kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, vitin e ardhshëm, komuna do të ndërtoj edhe dy çerdhe  të reja, një ne Krushë të Madhe dhe një në Xërxë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat