Nesër borë e dobët, java e ardhshme sjell acarin - Bota Sot
Nesër borë e dobët, java e ardhshme sjell acarin

Kosova

Nesër borë e dobët, java e ardhshme sjell acarin

Më: 5 janar 2019 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Ditëve të fundjavës vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e acarit arktik që ka përfshirë rajonin tonë.

Nga dita e diel, një vorbull ciklonike që me masa të ftohta polare do të zbarkojë mbi rajon, që pritet të sjellë reshje të dobëta bore, e në fillim të javës pritet të depërtojë acari i vërtetë polar në drejtim të vendit tonë, që do të zbres ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës pritet depërtimi i një cikloni nga Atlantiku deri në Mesdheun jugor, që mbi vendin tonë mund të sjellë kushte për reshje më intensive të borës.

Gjatë ditës së shtunë, për shkak që nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme, e nga dita e diel, pritet të fryjnë erëra mesatarisht të fuqishme, ku pritet që vlerat e indeksit të zbresin në normale dhe të mira.

6.01 - Ftohtë. Kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe reshje të dobëta bore.

7.01 - Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Paradite me mundësi për reshje të dobëta bore.

8.01-9.01 - Të martën acar. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vranësirat shtohen. Ditën e mërkurë kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje bore.

Image

Temperaturat e ajrit do të mbeten nën vlera mesatare. Në fundjavë minimalet do të luhaten nga -9C deri në -4C, e maksimalet nga -2C deri në +2C. Në fillim të javës minimalet pritet të zbresin edhe deri në -11C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 1-9m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të rritet lart mbi vlera normale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...