Vajza nga Dobratini i Podujevës, ftohet të luajë në filmat e Hollywood-it

Kosova

Vajza nga Dobratini i Podujevës, ftohet të luajë në filmat e Hollywood-it

Më: 6 janar 2019 Në ora: 15:00
Edona Hamza

Edona Hamza, e cila ka prejardhje nga fshati Dobratin, i Komunës së Podujevës, është përzgjedhur si aktore nga një agjent i Hollywood-it.

Edona, prej kohësh jeton në Kanada dhe ajo tashmë është në prag të jetë njëra ndër fytyrat e kinomatografisë Holliwoodiane.

Se ajo është përzgjedhur nga një agjent i Hollywood-it, i cili do ia menaxhojë karrierën e saj, e kanë bërë të ditur të afërmit e Edonës, përmes një postimi në Facebook.

“Pas një jave të gjatë trajnimi dhe audicioni, ne jemi krenar të njoftojmë se vajza jonë Edona Hamza u përzgjodh nga një agjent i Hollivudit nga departamenti i të rinjve të CTG. Ky agjent do ta përfaqësojë atë në karrierën e saj të re dhe emocionuese në moshë kaq të re në aktrim. Ne jemi shumë krenarë me aktoren tonë Edona. Udhëtimi i Edonës që sapo ka filluar nuk mund të presë për të parë se çfarë ka përpara për të. Duaje vajzën”, kanë shkruar të afërmit e saj, duke i bashkëngjitur edhe foton e mëposhtme:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat