Luftërat me qen s’ka kush i ndal, në Rahovec një e tillë u zhvillua deri në ngordhje

Kosova

Luftërat me qen s’ka kush i ndal, në Rahovec një e tillë u zhvillua deri në ngordhje

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Përkundër faktit që është e kundërligjshme dhe me gjithë thirrjet e vazhdueshme të dashamirëve të kafshëve, garën me qen në Kosovë s’ka kush e ndalë.

Një luftë e tillë u zhvillua ditë më parë në Rahovec. Dashamirët e kafshëve kanë shkruar në adresë të mediave, për ta publikuar këtë lajm me qëllim që një gjë e tillë mos të përsëritet më.

Në bazë të bisedave që janë bërë në mes të anëtarëve pjesëmarrës aty, bëhet me dije se lufta në mes të qenve është zhvilluar deri në ngordhjen e njërit prej tyre. Një gjë të tillë e tregon edhe një fotografi, në të cilën shihet njëri qen i rrëzuar për tokë e një tjetër sipër tij.

Ndërkohë, ne ua sjellim një video nga luftërat me qenë që janë zhvilluar kohë më parë.

Në një korrespodencë po në rrjetin social Facebook shihet se si çmohet lart pronari i qenit fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat