Deputeti i LDK-së: A me qesh, a me qajt me liberalizuesit e vizave?!

Kosova

Deputeti i LDK-së: A me qesh, a me qajt me liberalizuesit e vizave?!

Nga: A.ZH Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:37
Ministrat me aktakuza

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova po ua sheh “sherrin” politikanëve dhe veprimeve të tyre.

Avdyli, ka publikuar listën me ministrat aktualë, të cilët po përballen me akuza për korrupsion, që është kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell Bota sot.

Deputeti i LDK-së ka ironizuar, duke i quajtur ata “luftëtarë të mëdhenj të korrupsionit”.

Postimi i plotë i Avdylit:

Liberalizuesit e vizave.

Luftëtarët e mëdhenj të korrupsionit. 

Tash a me qesh a me qa, njeriu nuk din, por një po shihet që Kosova sherrin po ua sheh politikave e veprimeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat