KEDS mohon fajin: Termokosi është duke u furnizuar me energji elektrike

Kosova

KEDS mohon fajin: Termokosi është duke u furnizuar me energji elektrike

Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Prishtinasit që nga orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbetur pa ngrohje qendrore.

Qetarët e Prishtinës që nga orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbetur pa ngrohje qendrore.

Në lidhje me këtë ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka akuzuar KEDS-in se për shkak të ndërprerjeve të paparalajmëruar të energjisë elektrike është dëmtuar sistemi i furnizimit me ngrohje.

E në lidhje me këtë lajmi.net ka kontaktuar me KEDS-in, të cilët e kanë demantuar një gjë të tillë.

Viktor Buzhala zëdhënës i KEDS-it, ka thënë, se ekipi i KEDS-it i ka dalë në ndihmë “Termokosit”, për rregullimin e këtij furnizuesi dhe se ky problem tashmë është sanuar.

Sipas Buzhalës, që nga ora 14:00 “Termokos” është duke u furnizuar me energji elektrike.

“Kishte ndodhur një prishje në asetet furnizuese të Termokosit. Por, KEDS duke e ditur edhe ndjeshmërinë, i ka dalë menjëherë në ndihmë kësaj ndërmarrje dhe ka dërguar ekipet për të sanuar prishjen. Rreth orës 14:00 ekipet e KEDS-it kanë arritur të sanojnë problemin dhe Termokosi është duke u furnizuar me energji elektrike”, ka thënë Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat