Reduktime të ashpra të energjisë elektrike në Prishtinë

Kosova

Reduktime të ashpra të energjisë elektrike në Prishtinë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 20:43
Ilustrim

Derisa sonte Kosova po kalon natën më e ftohtë që kur ka filluar stina e dimrit, banorët e Lagjes së Spitalit në Prishtinë, po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Banorët e kësaj lagje kanë njoftuar se për më shumë se dy orë ka ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa nuk janë njoftuar nëse janë reduktime të planifikuara, apo arsyet tjera të ndaljes së rrymës.

Ata po ashtu njoftojnë se edhe mbrëmë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në këtë lagje.

Kp ka tentuar të kontaktojë zyrtarët e KEDS-it për të mësuar arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Reduktimet e  energjisë elektrike që nga fillimi i sezonit të dimrit janë duke u aplikuar në terë territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat