MI: Rrugët regjionale dhe nacionale të kalueshme në mbarë Kosovën

Kosova

MI: Rrugët regjionale dhe nacionale të kalueshme në mbarë Kosovën

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:20
Rrugët regjionale

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se edhe përkundër reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në vendin tonë, të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale në përgjegjësi të kësaj ministrie janë të kalueshme.

Njëjtë ka njoftuar edhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

“Kompanitë e kontraktuara nën mbikëqyrjen e menaxherëve rajonal, janë në punë dhe të angazhuar maksimalisht që të mos ketë bllokim të rrugëve”, ka thënë Lekaj me anë të një video-postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot kemi një nga shumë ditët dimërore ku do të ketë reshje të borës dhe temperatura të ulëta (-3 deri në -10) thuajse gjatë gjithë ditës. Prandaj kujdesi në komunikacion duhet të jetë primar. Rrugët Nacionale dhe Regjionale në mbarë Kosovën janë të kalueshme, edhe përkundër reshjeve të pandërprera sidomos në rajonet malore dhe në rrugët që të dërgojnë për në pikat kufitare të vendit tonë. Kompanitë e kontraktuara nën mbikëqyrjen e menaxherëve rajonal, janë në punë dhe të angazhuar maksimalisht që të mos ketë bllokim të rrugëve”, thekson Lekaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat