Përmbyllet fushata ‘Ta Pastrojmë Kosovën’

Kosova

Përmbyllet fushata ‘Ta Pastrojmë Kosovën’

Më: 10 janar 2019 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me 'Let’s Do It Kosov'a mbajnë sot konferencën përmbyllëse të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila filloi me 15 shtator, ndërsa përfundoi më 15 dhjetor 2018.

Në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat gjatë Fushatës tre mujore dhe do të bëhet shpallja e komunave fituese.

Në konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Fatmir Matoshi si dhe ministrat e përfshirë në task-forcën nacionale, kryetarët e komunave, Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës si dhe të gjithë akterët që kontribouan në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Po ashtu, do të bëhet edhe shpallja e komunave fituese të grantit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat