Apeli me shifër rekorde të zgjidhjes së lëndëve

Kosova

Apeli me shifër rekorde të zgjidhjes së lëndëve

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:03
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala

Gjykata e Apelit gjatë vitit që lamë pas ka zgjidhur 13 mijë e 641 lëndë, që po konsiderohet si shifër rekorde.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala në një konferencë për media, tha se për herë të parë në histori të kësaj gjykate, numri i lëndëve të zgjidhura është më i madh se numri i lëndëve të mbetura për vitin vijues.

"Vitin 2018, Gjykata e Apelit e ka filluar me 12 mijë e 576 lëndë të trashëguara gjatë vitit kanë arritur edhe 14 mije e 21 lëndë, që do të thotë se kemi pasur punë, gjithsej 26 mijë e 597. Prej tyre kemi arritur t'i zgjidhim 13 mijë e 640 lëndë, ndërsa në punë vazhdojnë të mbesin 12 mijë e 957", tha ai.

Ai tha se gjatë vitit 2018, kjo gjykatë ka zgjidhur 2 mijë lëndë më shumë se në vitin 2017.

Shala ka folur edhe për lëndët kundër korrupsionit zyrtar dhe ato të shenjëstruara.

"Janë lëndë të cilat kjo gjykatë i shqyrton me prioritet të plotë. Nga viti 2017 kemi trashëguar 16 kundër korrupsionit zyrtar. Gjatë vitit që lame kemi pranuar edhe 108 lëndë, që do të thotë i kemi pasur në punë 125 raste. Janë kryer 107, ndërsa vazhdojnë të mbesin në punë edhe 18. Sa i përket lëndëve të shenjëstruara, i kemi kryer të gjitha në afat rekord  aktualisht nuk kemi asnjë të tillë", tha ai.

Ai ka folur edhe për bojkotin që avokatët janë duke e bërë, ku ka thënë se po e pengon punën.

Shala bëri të ditur se sot do të jetë një takim i jashtëzakonshëm i KGjK-së për këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat