Naim Bazaj reagon për zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Drenas – jep një paralajmërim

Kosova

Naim Bazaj reagon për zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Drenas – jep një paralajmërim

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:07
Naim Bazaj u takua dje me Nijazi Kryeziun

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Naim Bazaj ka thënë se zgjedhjet e brendshme të PDK-së në degën e saj në Drenas mund të dështojnë si pasojë e “mospjesëmarrjes së kryesuesit të Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve në Drenas dhe përkrahësve të tij”.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Bazaj ka deklaruar se në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të brendshme të PDK-së në Drenas u takua dje me Nijazi Kryeziun, koordinatorin e deleguar nga qendra e PDK-së për organizimin e zgjedhjeve.

“Mbrëmë nga koordinatori z. Nijazi Kryeziu i deleguar nga qendra e Partisë Demokratike të Kosovës, për organizimin e zgjedhjeve të brendshme është thirrur takimi i grupit strategjik dhe ekipës për organizimin e zgjedhjeve nga dega e PDK-së, Drenas për në orën 17:00”, ka thënë Bazaj. “Në këtë takim për çudi nuk morën pjesë disa nga anëtarët e këtij komisionit për zgjedhjet e brendshme të PDK Dega Drenas.”

“Në këtë munguan kryesuesi i Komisionit dhe përkrahësit e tij pa dhënë asnjë shpjegim. Me qëllim të mbarëvajtjes së këtij procesi zgjedhor kërkohet nga qendra që të sqaroj pozicionin e tyre karshi zgjedhjeve të brendshme në Drenas për të mos lejuar degradimin e procesit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se “nëse vazhdohet me sjellje të tilla procesi duhet të vazhdohet edhe pa ata individë që për interesa personale duan ta zvarrisin procesin e brendshëm zgjedhor, përndryshe ne caktojmë datën dhe orarin për fillim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat