Reshjet e borës vështirësojnë punën për mbledhjen e hedhurinave

Kosova

Reshjet e borës vështirësojnë punën për mbledhjen e hedhurinave

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Kompania “Pastrimi” Prishtinë, njofton opinionin publik që si rezultat i të reshurave të vazhdueshme të borës, po has në vështirësi në kryerjen e shërbimit të largimit të mbeturinave.

Përmes një komunikate për media, kjo kompani kërkon mirëkuptimin e qytetarëve edhe pse po bën përpjekje që në asnjë mënyrë mos të mbetet pa u kryer shërbimi i mbeturinave sipas orarit të rregullt.

Po ashtu, kompania u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat më të afërta të kontejnerëve për hedhjen e mbeturinave, pasi qarkullimi i automjeteve po has në vështirësi si rezultat i të reshurave të borës. 

Kompania “Pastrimi” thotë se është e angazhuar që në çfarëdo forme t’u ofrojë shërbim qytetarëve për një ambient më të pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat