Automjetet e parkuara pavend vështirësojnë qarkullimin në Shtërpcë

Kosova

Automjetet e parkuara pavend vështirësojnë qarkullimin në Shtërpcë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:33
Shtërpcë

Në Shtërpcë trafiku është vështirësuar shkaku i sasisë së madhe të borës që po bie tash e dy ditë. Rrugët janë të kalueshme dhe punohet në pastrimin e tyre.

Nëpërmjet një komunikate kjo komunë ka njoftuar se pastrimi i borës është më i vështirësuar për shkak të makinave të parkuara në mënyrë të çrregullt, veçanërisht në rrugët e ngushta dhe të pjerrtë.

“Komuna e Shtërpcës, më saktësisht, Drejtoria e Shërbimeve Publike e paralajmëron qytetarët e komunës që të mos parkojnë makinat e tyre në vende që nuk janë të destinuara për parkim. Kompania që punon në mirëmbajtjen e rrugëve në periudhën në vijim do të pastrojë borën me asistencën e policisë. Shoferët e pandërgjegjshëm po i parkojnë automjetet e tyre në rrugë ose pranë rrugës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat