Policia e Kosovës me apel për pjesëmarrësit në trafik

Kosova

Policia e Kosovës me apel për pjesëmarrësit në trafik

Më: 10 janar 2019 Në ora: 16:42
Ilustrim

Për shkak të gjendjes së vështirësuar në qarkullimin rrugor si pasojë e reshjeve të borës, Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik të tregohen të kujdesshëm dhe të mos dalin pa pajisje dimërore.

Pjesëmarrësit në trafik duhet të kenë kujdes shumë më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, t’iu përshtatin kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, pasi është në interes të sigurisë së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, thuhet në njoftim. 

Policia e Kosovës njofton se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, e në veçanti ndaj atyre që nuk posedojnë pajisjet dimërore, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat