Rrugët në Kosovë të kalueshme, vështirësi në zonat malore

Kosova

Rrugët në Kosovë të kalueshme, vështirësi në zonat malore

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:17

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara që të vazhdojnë me mirëmbajtjen e rrugëve dhe të përmbushin obligimet e tyre konform obligimeve të parapara në kontrata.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite inspektuese në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, duke vazhduar deri në Shalë të Bajgorës.  

Lekaj u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ndërsa u zotua se dikasteri që ai drejton do të vazhdojë të jetë në gatishmëri për të mbajtur rrugët të hapura nga bora dhe të sigurta për qarkullim në të gjitha rajonet e vendit.

Ekipe të tëra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe kompanitë e kontraktura për mirëmbajtje rrugore, janë duke kujdestaruar 24-orë pandërprerë në të gjitha rajonet dhe rrugët e vendit që janë në përgjegjësi të MIT.

Rrugët në mbarë vendin janë të kalueshme me vështirësi në disa nga zonat malore, ku reshjet e borës janë më të theksuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat