Lladrovci plotëson ekzekutivin, emëron dy drejtoresha të reja

Kosova

Lladrovci plotëson ekzekutivin, emëron dy drejtoresha të reja

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:21
Lladrovci plotëson ekzekutivin, emëron dy drejtoresha të reja

Nga sot, Komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, nga gjithsejtë 12 drejtori, 7 prej tyre do të udhëhiqen nga femrat dhe 5 nga meshkujt.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka plotësuar ekzekutivin me emërimin edhe të dy drejtorive, të cilat do të udhëhiqen nga femrat.

Shqipe Zogu do të udhëheqë Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ish- asambliste e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate dhe Egzona Jetullahi do të udhëheqë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.

Drejtorinë e Infrastrukturës Publike do ta drejtojë Idriz Hysenaj, Flutura Avdiu, atë të Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Anita Abdullahu, Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural dhe Shyqyri Bublaku, Drejtorinë për Buxhet e Financa, ndërsa drejtoritë tjera do të drejtohen nga drejtorët aktualë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat