Vdes veprimtari i shquar i LDK-së - Bota Sot
Vdes veprimtari i shquar i LDK-së

Kosova

Vdes veprimtari i shquar i LDK-së

Nga: D.RR Më: 10 janar 2019 Në ora: 20:34
LDK

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i LDK-së, Adem Rasim Llumnica, i cili ishte kryetar i nëndegës së LDK-së në Barilevë të Prishtinës, përcjellë "Bota sot".

Mustafa në emër të LDK-së shpreh ngushëllime familjes Llumnica.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Të dashur miq dhe veprimtarë të LDK-së
Sot morëm një lajm të hidhur se ndërroi jetë Adem Rasim Llumnica, veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Barilevë të Prishtinës. 
Ademi ishte aktivist i LDK-së që nga fillimi, njeri punëtor, komunikativ, i përkushtuar për LDK-në dhe për Kosovën. Ishte punëtor shumëvjeçar i QKUK-së. 
Me vdekjen e Ademit, LDK humbi një aktivist të mrekullueshëm, por kontributi i tij do të jetë trashëgimi për brezat e ardhshme. 
Në emër të LDK-së i shprehi ngushëllime familjes Llumnica, Nëndegës së LDK-së në Barileve dhe Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...