Kirurgët në grevë, pacientët në pritje - Bota Sot
Kirurgët në grevë, pacientët në pritje

Kosova

Kirurgët në grevë, pacientët në pritje

Më: 10 janar 2019 Në ora: 20:49
Ilustrim

Në QKUK tash e tri javë po operohen vetëm rastet urgjente, të tjerët po presin, kirurgëve nuk i është ofruar zgjidhje

Dyert e sallave të operacionit në Klinikën e Kirurgjisë në kuadër të QKUK-së janë të mbyllura.

Ato hapen vetëm për raste urgjente.

Kjo për shkak të grevës së kirurgëve të 11 klinikave të QKUK-së e cila ka hyrë në javën e tretë, duke kërkuar rritjen e pagave.

Arbër Morina, përfaqësues i tyre pajtohet për humbjet e mëdha që po pësojnë pacientët, dhe për këtë arsye institucionet sipas tij duhet të marrin masa.

“Asnjë rast nuk ka pësuar, secila patologji që vlerësohet e rrezikshme, operohet”.

Por, edhe pse Morina mohon që po ndërhyhet në raste jo emergjente, një gjë të tillë e pohon drejtoria e Shërbimit Spitalor të QKUK-së.

Ka disa kirurgë që po organizojnë grevë jashtë organizimit sindikal. Puna dhe operacionet janë kryer normalisht, përfshirë edhe rastet jo emergjente  në Klinikën e Gjinekologjisë, Kirurgji Vaskulare, Oftalmologjisë, ORL, Kirurgji Masksilofaciale dhe Neurokirurgji. Sipas raportit 24 orësh nga Klinika e Anestezionit, në 24 orët e fundit janë kryer 61 operacione në tërë QKUK.  Rastet emergjente janë trajtuar në të gjitha klinikat

Prapa kamerës, pacientët në kirurgji i thanë televizionit se janë operuar vetëm nëse kanë pasur urgjencë, por ka pacientë të cilët janë të revoltuar për shkak të pritjeve për të hyrë në operim.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Kirurgëve u deklarua edhe për akuzat që i janë bërë nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu se të njëjtit kirurgë që po grevojnë, po

“Deklarata që kirurgët punojnë në klinika private gjatë orarit të punës, janë të pavërteta”.

Po ashtu, ai mohon se kirurgët e spitaleve rajonale të Mitrovicës, Gjilanit e Gjakovës kanë hequr dorë nga greva.

Ndryshe, gjatë së enjtes është raportuar se janë afër 200 raste të pa trajtuara për shkak të grevës.

Morina thotë se edhe në raste kur nuk janë në grevë, një numër i tillë i pacientëve nuk operohen, për shkak të numrit të madh të atyre që lajmërohen në 11 klinikat e kirurgjisë në QKUK.

Në ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje, por mësohet se ata janë në përgatitje të një oferte për kirurgët me kusht ndërprerjen e grevës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...