Shtohet numri i të prekurve nga gripi sezonal

Kosova

Shtohet numri i të prekurve nga gripi sezonal

Më: 10 janar 2019 Në ora: 22:58
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, gjatë ditës së mërkurë, ka konfirmuar një rast pozitiv në Influencën A.

Ata kanë dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura ku ka shumë njerëz dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Sipas Institutit të Shëndetësisë, janë 29.148 raste të infeksioneve respiratore akute, 17.119 raste të dyshimta me grip dhe 16 raste të rënda respiratore akute.

Por, në qendrat e mjeksisë familjare thonë se nuk janë përballur me raste të tilla.
Disa qytetarë e shohin si grip më të lehtë këtë aktualin.

Aktualisht, situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat