Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 11 janar 2019 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 11 janar

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, salla 303, ora 09:00) 

Fillon manifestimi kulturor mbarëkombëtar në Gjilan "Flaka e Janarit 2019". (Manifestimi fillon me homazhe te varret e dëshmorëve, ora 10:00)

Kryesia e LDK-së bën homazhe te përmendorja e Enver Malokut në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. (Lagja Kodra e Diellit, ora 10:00)   

Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Enver Malokun, në 20 vjetorin e vrasjes së tij. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, 12:00)     
Promovohet romani i Gani Mehmetajt "Kalorësit e Dardanisë". (Biblioteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00) 

Ndizet flakadani "Flakës së Janarit 2019". (Para shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ora 17:00) 

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës shpall sportistët e vitit 2018. (Restaurant “Villa Lux”, ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat