UP dhe Kolegji AAB institucionet më të mira në trojet shqiptare sipas citimeve në Google Scholar - Bota Sot
UP dhe Kolegji AAB institucionet më të mira në trojet shqiptare sipas citimeve në Google Scholar

Kosova

UP dhe Kolegji AAB institucionet më të mira në trojet shqiptare sipas citimeve në Google Scholar

Nga: Zija Rexhepi Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:56
Ranglista e universiteteve më të mira sipas citimeve në Google Scholar

Është publikuar edicioni i shtatë, edicioni i janarit 2019, i ranglistës së universiteteve më të mira sipas citimeve në Google Scholar. Kjo listë në të cilën përfshihen vetëm rreth 6 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrix ku rangohen rreth 30 mijë sosh, bazohet në publikimet dhe hulumtimet shkencore të institucioneve të arsimit të lartë.

Në edicionin e sapo publikuar, Universiteti i Prishtinës vazhdon t’ i prijë listës së universiteteve shqiptare, i pasuar menjëherë nga Kolegji AAB, si institucioni më i cituar jopublik në trojet shqiptare, duke lënë prapa edhe të gjitha universitetet publike e jopublike nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Rangimi transparent, siç quhet lista e top universiteteve nga citimet në Google Scholar, publikohet nga Këshilli i lartë për kërkime shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrix LAB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...