Moti gjatë vikendit

Kosova

Moti gjatë vikendit

Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre reshjeve të borës, të shtunën dhe të dielën, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas institutit, në këto kushte vikendi do të karakterizohet me mot të qetë, i vranët dhe vende-vende do të ketë intervale të shkurta me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat