Iu dha lamtumira e fundit Adem Llumnicës - Bota Sot
Iu dha lamtumira e fundit Adem Llumnicës

Kosova

Iu dha lamtumira e fundit Adem Llumnicës

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:22
Adem Llumnica

Sot, u varros kryetari i nëndegës së LDK-së në Barilevë, Adem Llumnica, që vdiq dje pas një sëmundjeje të shkurtër.

Sekretari i përgjithshëm, njëherësh edhe kryetar i Degës I në Prishtinë, Ismet Beqiri i shoqëruar nga anëtar dhe simpatizantë të LDK-së dhe qytetarë të shumtë të Prishtinës, i dha lamtumirën e fundit duke u shprehur se “Ademi ishte një veprimtar kombëtar dhe aktivist i LDK-së nga fillimi. Njeri i afërt, i sinqertë, punëtor, i dashur, parimor, i vendosur, njeri që u ndihmoi shumë njerëzve.

Ishte punëtor shumëvjeçar i QKUK-së. Ishte nder, privilegj dhe kënaqësi të punojmë me të për afro 30 vite. Na la kur nuk e prisnim, kur ende kishim shumë nevojë për të, familja dhe gjithë ne bashkëpunëtoret e tij.”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...