AGK e shqetësuar me tendencën për ndikim mbi RTK

Kosova

AGK e shqetësuar me tendencën për ndikim mbi RTK

Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:28
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim lajmin e publikuar në medie lidhur me tendencën e zyrës së Presidencës, për ndikim mbi Transmetuesin Publik të Kosovës.

AGK thotë se kjo përpjekje për të dirigjuar pyetje dhe agjenda mbi mediet është e papranueshme dhe skandaloze, aq sa lehtësia dhe gatishmëria e atyre që janë të thirrur për ta mbrojtur profesionin, për t`iu nënshtruar këtyre agjendave politike, qoftë vullnetshëm ose përmes ndikimit, duke shfrytëzuar hierarkinë editoriale.

“AGK u bën thirrje të gjithë gazetarëve që t`i qëndrojnë besnik parimeve profesionale dhe i inkurojon ata që të mos bëjnë veprime që mund ta rrënojnë kredibilitetin e tyre profesional dhe të komunitetit të gazetarëve në përgjithësi.  Asociacioni inkurajon gazetarët që të gjitha rastet e ndërhyrjeve joprofesionale, ndikimit, censurës dhe presionit, qoftë brenda redaksive apo edhe nga jashtë, t`i denoncojnë publikisht me kohë. AGK kërkon nga organet drejtuese të RTK-së që të mos heshtin ndaj kësaj çështjeje dhe ta adresojnë konform rregullativës së brendshme dhe standardeve profesionale. Kjo pasi rastet e tilla dëmtojnë imazhin e transmetuesit publik dhe komunitetit të gazetarëve në përgjithësi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat